Punëtorë të ndërmarrjes publike “Pastrimi” po protestojnë mëngjesin e sotëm para Komunës së Prishtinës.
Ata po kërkojnë nga komuna që ta anulojë tenderin për angazhimin e pesë operatorëve privatë për grumbullimin e mbeturinave, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Ata mbajnë pankarta “16 milionë privatit, o për KRM Prishtinën”.
Punëtorët në protestën e kaluar kanë shprehur drojën se me këtë mund të falimentojë kompania. Ata kanë thënë se ndihen të cënuar për humbjen e vendeve të punës, pas tenderit në vlerë prej 16 milionë e 400 mijë euro që shpalli Komuna e Prishtinës për menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet, që sipas tyre çon këtë ndërmarrje drejt falimentimit.
Ata thanë se kryetari Përparim Rama e drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci po e falimentojnë ndërmarrjen publike “Pastrimi”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.