×
  • Lajme
  • Botë

    Rebelët sirianë thonë se kanë marrë nën kontroll Damaskun dhe Assadi ka ikur e s’dihet vendndodhja e tij

    Reporteri
    08 Dhjetor 2024 | 11:01

    Rebelët sirianë pretenduan herët në mëngjesin e 8 dhjetorit se kanë marrë nën kontroll kryeqytetin, Damaskun, pas një ofensive të shpejtë të ditëve të fundit që përparoi shpejt nëpër vend.

    Damasku është “tani i lirë nga Assadi,” thanë rebelët në një deklaratë në rrjetet sociale.

    Siç raporton “The Guardian”, në sheshin qendror të kryeqytetit, njerëzit u hipën mbi tanke dhe po brohorisnin, ndërsa shkelnin një statujë të rrëzuar të babait të Asadit, Hafezit.

    Koalicioni rebel sirian tha se po vazhdon punën për të përfunduar transferimin e pushtetit në Siri te një organ qeverisës kalimtar me kompetenca të plota ekzekutive.

    Kryeministri sirian Mohammed Ghazi Jalali tha se qeveria është e gatshme t’i “zgjatë dorën” opozitës dhe t’ia dorëzojë funksionet e saj një qeverie kalimtare.

    “Unë jam në shtëpinë time dhe nuk jam larguar dhe kjo për shkak të përkatësisë sime në këtë vend”, tha Jalili.

    Assad, i cili ka drejtuar vendin për gati 25 vjet, thuhet se është larguar nga Damasku me avion për një destinacion të panjohur.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!