×
  • Lajme
  • Botë

    Kremlini thotë se Putini i dha azil Assadit personalisht, s’flet për vendndodhjen e tij

    Reporteri
    09 Dhjetor 2024 | 13:01

    Presidenti i rrëzuar sirian Bashar al-Assad dhe familja e tij kanë marrë azil në Rusi, sipas mediave shtetërore atje, shkruan BBC.

    Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha në konferencën e tij të përditshme se presidenti Vladimir Putin e mori personalisht vendimin për ta bërë këtë – por nuk pranoi të konfirmojë vendndodhjen e Assadit.

    Peskov gjithashtu nuk tregoi se kur Putini dhe Assadi u takuan për herë të fundit, dhe shtoi se ata nuk kanë plane ta bëjnë këtë në të ardhmen e afërt.

    Zëdhënësi i Kremlinit theksoi se Rusia është e gatshme të mbajë kontakte “me ata që do të jenë në pushtet në Siri”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!