Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka vlerësuar 10 kampionët globalë kundër korrupsionit.
Mes të përzgjedhurve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është edhe kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani.
“Departamenti Amerikan i Shtetit, Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit e njeh Altin Dumanin si një kampion kundër korrupsionit për udhëheqjen e tij si Kryeprokuror i Posaçëm, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) me integritet, profesionalizëm dhe guxim”.
Congratulations to 🇦🇱’s Altin Dumani, one of @StateDept’s 2024 Anti-Corruption Champions! #UnitedAgainstCorruption #ACCA2024 #IACD2024 pic.twitter.com/si10TpCczM
— US Dept of State INL (@StateINL) December 9, 2024
Altin Dumani u zgjodh kreu i SPAK më 16 Dhjetor të vitit 2022. Mandati i tij në krye të Prokurorisë së Posaçme është 3 vjeçar dhe përfundon vitin e ardhshëm.
Megjithatë ai do të vijojë të ushtrojë detyrën si Prokuror i Posaçëm. Ai u zgjodh për të qenë anëtar i SPAK me vlerësim maksimal nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Kujtojmë se në vitin 2021 certifikatën si kampion kundër korrupsionit nga DASH e ka marrë edhe Ardian Dvorani. Ai u vlerësua për punën e tij në zhvillimin e mekanizmave për të zvogëluar ndikimin politik dhe kriminal në sistemin e drejtësisë