×
  • Lajme
  • Lajme / Raporti për sigurinë në veri

    Sveçla: Sulmet në veri nga Serbia, sikur ato të Rusisë në Ukrainë

    Reporteri
    10 Dhjetor 2024 | 11:54

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka marrë pjesë në lansimin e raportit “Siguria në Veri të Kosovës pas sulmeve terroriste në Banjskë dhe kanalin Ibër-Lepenc”, ka folur për katër komunat veriore dhe sulmet që u bënë vitet e fundit atje, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ministri Sveçla përmendi këtu sulmet që ishin bërë ndaj Policisë së Kosovës, objekteve të institucioneve në veri, ato ndaj mediave dhe ushtarëve të KFOR-it dhe EULEX-it.

    “Aksiont tona fillestare në katër komunat veriore janë ballafaquar me akte të rezistencës së grupeve kriminale me sulme ndaj policisë, automjeteve të Ppolicisë Kosovës e deri te barrikada. Te sulmet kanë qenë të vazhdueshme dhe patjetër se kanë qenë të rrezikshme. Mbi këto tri vite të ballafaqimit me këto grupe kriminale dhe terroriste të cilat janë të financuara drejtpërdrejtë nga Beogradi zyrtare, numërojmë sulme ndaj policëve tane, objekteve, automjeteve, sulme ndaj KFOR-it dhe EULEX-it, ndaj gazetarëve e qytetarëve. Asnjëherë s’kemi dyshuar që pas kësaj rezistence qëndron Serbia, e cila vazhdimisht ka shfaqur aspirata territoriale nga Kosova, e veçanërisht për veriun e vendit”, tha Sveçla.

    Ai tha se mungesa e shtrirjes së territorit të plotë për dy dekada u ka mundësuar grupeve kriminale në veri të zhvillojnë aktivitetet ilegale.

    “Mungesa prej dy dekadash e shtrirjes së plotë dhe efikase ka mundësuar terren të lirë për grupet kriminale për të zhvilluar çdo lloj aktiviteti ilegal. Për më keq integrimi në institucionet tona sipas Marrëveshjes së Brukselit ka mundësu instalim të strukturave që kanë pranuar urdhëra nga Vuçiqi”, tha Sveçla.

    Gjithashtu, kreu i MPB-së përmendi edhe Listën Serbe për të cilën ai tha se ka qenë e përfshirë në trazirat në veri, dhe se disa prej tyre tani janë identifikuar dhe janë në arrati.

    Për këto sulme që siç tha ai janë drejtpërdrejt nga Serbia apo të financuara nga Beogradi zyrtar, Sveçla tha se janë të njëjtat si ato të Rusisë ndaj Ukrainës.

    “Udhëheqësit e Listës Serbe kanë qenë të përfshirë në trazirat në veri, dhe nuk mund të thonë se nuk ka qenë e përfshirë në sulmin ndaj KFOR-it, pasi janë identifiku dhe një pjesë e tyre janë në arrati”.

    Nga fillimi i vitit 2023 është parë që janë ashpërsuar aktet kriminale, duke u kthyer në sulme që vetëm Rusia i ka kryer në Ukrainë, e Serbia në Kosovë. Duke u tërhequr me direktiva të Serbisë”, tha Sveçla.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!