Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier tha se “aktorë të huaj keqdashës aktivë që duan të minojnë demokracinë e Kosovës duke i shfrytëzuar përçarjet etnike”.
Hovenier këtë deklaratë e bëri në ditën e dytë të edicionit të tetë të Konferencës për Integritet të Informacionit DISICON.
Ambasadori amerikan tha se marrëdhëniet ndëretenike janë problemi kyç të targetuara nga dezinformimi në Kosovë.
“Nuk mund ta lejojmë që kjo të ndodhë”, tha Hovenier, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Ai shtoi se Kosova është shtet multietnik dhe multietniciteti i saj është rezultat i forcës dhe jo i dobësisë.
“Keqinformimi mund të ketë pasoja të rënda, gjithmonë, por mendoj që veçanërisht gjatë periudhës së zgjedhjeve. Kështu që është vitale që qytetarët të kenë qasje në në informacion korrekt që të bëjnë vetë zgjedhjet që i bëjnë për të ardhmen e tyre. Në një raport të publikuar nga NDI identifikuan një sërë sfidash në fushën e informacionit. Një nga shqetësimet kyçe është që marrëdhëniet ndëretnike janë problemi kyç të targetuara nga dezinformimi në këtë vend, Kosovë. Aktorë të huaj keqdashës aktivë që duan të minojnë demokracinë e Kosovës duke i shfrytëzuar përçarjet etnike”. Nuk mund ta lejojmë që kjo të ndodhë.
“Kosova është shtet multietniciteti dhe multietniciteti i saj është rezultat i forcës dhe jo i dobësisë”, tha Hovenier. /Reporteri.net/