×
  • Lajme
  • Lajme / Bruksel

    Deputetët kosovarë kërkojnë heqjen e masave nga BE-ja

    Reporteri
    10 Dhjetor 2024 | 12:55

    Në punimet e takimit të 12-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë, është kërkuar tërheqja e menjëhershme e masave ndaj Kosovës nga BE, përgjigjen në aplikimin e Kosovës për shtet kandidat në BE si dhe anëtarësimin e Kosovës në BE, njofton Kuvendi i Kosovës.

    Po ashtu është thënë se mosvendosja e masave ndaj Serbisë ka inkurajuar atë që pas sulmit të Banjskës, të organizojë sulmin e dytë terrorist në infrastrukturën kritike të Kosovës. Prandaj, janë kërkuar veprime të drejtpërdrejta ndaj shtetit agresor sapo të finalizohen hetimet e sulmit të fundit.

    Tutje thuhet se në pjesën e dytë të këtij takimi u diskutua për progresin e Kosovës në reformat e integrimit në BE si dhe bashkëpunimin rajonal.

    Ndërsa pjesa e tretë dhe e katërt e këtij takimi si fokus pati temën e dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit dhe temën Zhvilimin ekonomik, tranzicionin e energjisë dhe tema e fundit në agjendë ishte Mediat, Shoqëria Civile dhe fuqizimi i rinisë,

    Sipas njoftimit takimi i dymbëdhjetë i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE- Kosovë përfundoi me miratimin e Deklaratës së Përbashkët, e cila do të publikohet si Konkluzë zyrtare e këtij komisioni.

    Punimet e takimit të 12-të të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë, u zhvilluan me 9 dhjetor 2024 në selinë e Parlamentit Evropian në Bruksel.

    Ky takim u bashkëkryesua nga deputetja Mimoza Kusari-Lila nga Kuvendi i Kosovës dhe Davor Ivo Stier nga Parlamenti Evropian. Nga Kuvendi i Kosovë morën pjesë edhe anëtarët e këtij delegacioni, deputetët Armend Muja, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, Jeta Statovci, Avdullah Hoti, Ariana Musliu-Shoshi, Pal Lekaj dhe Enis Kervan. Ndërsa, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Komisionit iu adresua edhe Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!