×
  • Lajme
  • Lajme / Aktet e dhunës

    Sveçla: Pjesëtarë të Listës Serbe janë të përfshirë në trazira të vazhdueshme në veri

    Reporteri
    10 Dhjetor 2024 | 14:28
    Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se shteti i Kosovës është përballur me akte terroriste, pas të cilave qëndron Serbia.

    Ai përmendi edhe barrikadat në veri dhe bllokimin e lëvizjes së lirë.

    “Aksionet tona fillestare në katër komunat veriore janë ballafaquar me akte të rezistencës së grupeve kriminale me sulme ndaj policisë, automjeteve të Policisë Kosovës e deri te barrikada. Te sulmet kanë qenë të vazhdueshme dhe patjetër se kanë qenë të rrezikshme. Mbi këto tri vite të ballafaqimit me këto grupe kriminale dhe terroriste të cilat janë të financuara drejtpërdrejtë nga Beogradi zyrtare, numërojmë sulme ndaj policëve tanë, objekteve, automjeteve, sulme ndaj KFOR-it dhe EULEX-it, ndaj gazetarëve e qytetarëve. Asnjëherë s’kemi dyshuar që pas kësaj rezistence qëndron Serbia, e cila vazhdimisht ka shfaqur aspirata territoriale nga Kosova, e veçanërisht për veriun e vendit”, tha Sveçla.

    Ministri i Brendshëm  tha se Lista Serbe nuk mund të thotë se nuk ka qenë e përfshirë në sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, vitin e kaluar në veri.

    “Nën petkun e përfaqësuesve politikë të serbëve të Kosovës pas takimeve me presidentin serb, Aleksander Vuçiq, udhëheqësit e Listës Serbe kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt në trazirat e vazhdueshme atje, ndërsa njerëzit me të afërt ishin sulmues aktiv të pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë dhe të institucioneve tona.

    Nuk mund të thotë Lista Srpska se nuk ka qenë në përfshirë në sulmet e pjesëtareve të KFOR-it. Asistentë, shoferë, truproje të Listës Srpska janë identifikuar dhe tash një pjesë e tyre janë në arrati”, tha Sveçla.

    Këto deklarata Ministri i Brendshëm i bëri në  lansimin e raportit me titull “Siguria në Veri të Kosovës pas sulmeve terroriste në Banjskë dhe kanalin Ibër-Lepenc: Cilët janë hapat e radhës?”

    Gjatë raportit u tha se më shume se një vit pas sulmit terrorist serb në fshatin Banjskë të Zveçanit, kreu i këtij grupi Milan Radojçiq vazhdon të mbetet i pandëshkuar dhe i strehuar në Serbi.

    Sveçla tha se mungesa e shtrirjes së territorit të plotë për dy dekada u ka mundësuar grupeve kriminale në veri të zhvillojnë aktivitetet ilegale.

    “Mungesa prej dy dekadash e shtrirjes së plotë dhe efikase ka mundësuar terren të lirë për grupet kriminale për të zhvilluar çdo lloj aktiviteti ilegal. Për më keq integrimi në institucionet tona sipas Marrëveshjes së Brukselit ka mundësu instalim të strukturave që kanë pranuar urdhëra nga Vuçiqi”, tha Sveçla.

    Nga fillimi i vitit 2023 është parë që janë ashpërsuar aktet kriminale, duke u kthyer në sulme që vetëm Rusia i ka kryer në Ukrainë, e Serbia në Kosovë. Duke u tërhequr me direktiva të Serbisë”, tha Sveçla.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!