×
  • Lajme
  • Lajme / Prokuroria Speciale

    Sinjalizuesja e MMPHI-së: 4 milionë e gjysmë u ndanë për projektin për dy digat, 9 herë më shtrenjë se Kroacia

    Reporteri
    10 Dhjetor 2024 | 22:31

    Makfirete Dibrani, udhëheqëse e Divizionit për Menaxhimin e Resurseve Ujore në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) njëkohësisht edhe sinjalizuese për keqpërdorimet në këtë dikaster, bëri një sinjalizim publik për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), duke thënë se projektet në sektorin e ujërave janë keqpërdorur.

    “Fjala është për projektet në sektorin e ujërave duke filluar nga rregullimi, pastrimi i shtretërve deri te projektet kapitale që është projekti kryesor i dy digave, të cilat janë ndarë në kohën e fundit dhe me dy projekte janë diku 4 milionë e 500 mijë dhe nëse bëjmë një krahasim me vendet e rajonit për shembull me Kroacinë jemi diku 9 herë më të shtrenjtë se vetë Kroacia dhe nëse i krahasojmë standardet Kosovë-Kroaci, sigurisht është shumë e dhimbshme për popullin dhe neve si qytetarë dhe zyrtarë”, tha Dibrani.

    Dibrani bëri kërkesë publike ndaj Prokurorisë Speciale, e cila po trajton rastin për keqpërdorimin e ambalazhuesve të ujit, ta trajtojë këtë çështje, raporton “Betimi për Drejtësi.

    “Fjala vije për një vepër penale shtesë, për të mos hapur rast të ri, unë konsideroj se ligjërisht Prokuroria duhet të merret edhe me çështjen e projekteve ku ka pasur disa shkelje dhe ajo është një humbje shumë e madhe e miliona – miliona euro”, tha në fillim ajo.

    Kështu, ajo kërkoi nga Prokuroria Speciale të zgjerojë aktakuzën me një vepër shtesë, që është inicimi i këtyre projekteve kapitale.

    “Unë jam e gatshme si gjithmonë në aspektin profesional, aq që mund të di dhe t’i ndihmoj procesin”, tha Dibrani.

    Ndryshe, në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit, Lëvizja FOL organizoi tryezën e diskutimit me temën “Sinjalizuesit nga perspektiva praktike”. Diskutimi u përqendrua në sfidat praktike të sinjalizuesve dhe rolin e tyre në luftën kundër korrupsionit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!