×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-komandanti i FARK-ut: LDK është e kapur

    Reporteri
    20 Shtator 2019 | 18:30

    “LDK është e kapur nga një ekip njerëzish që kanë një të kaluar jo të ndershme dhe po e mbajnë peng këtë parti”, deklaroi Berisha.


    Një nga ish-komandantët e UÇK-së në Koshare, Hisen Berisha, ka deklaruar se kurrë në jetën e tij nuk ka qenë anëtar i LDK-së dhe asnjë subjekti tjetër politik, deri tash ku ka aderuar në PDK.

    Por ai ka thënë se ka qenë i gatshëm të jetë në listën e kandidatëve për deputet të LDK-së, por kjo sipas tij nuk ka ndodhur për shkak të lidershipit të LDK-së.

    “Gjakova më ka propozuar, por njerëz brenda LDK-së në qendër nuk më kanë futur në listë. Më ka kontaktu Lutfi Haziri, i cili më ka thënë që i vije keq që nuk do të jemë listë”, ka deklarur Berisha.

    Në IMAZH të RTK-së, Berisha ka akuzuar kreun aktual të LDK-së, duke thënë se ai ka qenë në qeverinë e cila kur u suprimua autonomia e Kosovës e cila diferenconte shqiptarët.

    “LDK është e kapur nga një ekip njerëzish që kanë një të kaluar jo të ndershme dhe po e mbajnë peng këtë parti”, deklaroi Berisha.

    Ai tha se po të bëhej pjesë e LDK-së do ta luftonte nga brenda këtë kryesi.

    Sipas Berishës, LDK-ja e sotme është shndërruar në një surrogate që nuk e përfaqëson frymën rugoviane. Ai ka thënë se ka zgjedhur PDK-në dhe Kadri Veselin për shkak se aty mund të jap kontributin më të madh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!