Isak Andic, themeluesi miliarder i kompanisë së famshme të modës, Mango, vdiq në një “aksident” të shtunën, sipas kompanisë.
Mediat spanjolle raportuan se 71-vjeçari ra në një luginë teksa po ecte në një vargmal jashtë Barcelonës.
Djali i tij ishte në vendin e aksidentit, sipas gazetës El Pais.
Biznesmeni me origjinë turke themeloi Mangon në Barcelonë në 1984 dhe zinxhiri tani operon në 120 vende. Forbes vlerësoi se pasuria neto e Andic ishte 4.5 miliardë dollarë.
CEO i Mango, Toni Ruiz tha në një deklaratë: “Largimi i tij lë një boshllëk të madh, por të gjithë ne jemi, në një farë mënyre, trashëgimia e tij dhe dëshmia e arritjeve të tij.
Varet nga ne dhe ky është nderimi më i mirë që mund t’i bëjmë Isak dhe që do ta përmbushim, për të siguruar që Mango të vazhdojë të jetë projekti që Isak aspironte dhe për të cilin ai do të ndihej krenar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.