×
  • Lajme
  • Botë

    Izraeli mbyll ambasadën në Irlandë, fajëson “politikat ekstreme anti-izraelite”

    Reporteri
    15 Dhjetor 2024 | 17:52

    Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar njoftoi mbylljen e ambasadës izraelite në Irlandë, të dielën, duke akuzuar Irlandën për “politika ekstreme anti-izraelite”, shkruan CNN, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

    “Veprimet dhe retorika antisemitike e përdorur nga Irlanda kundër Izraelit janë të rrënjosura në delegjitimimin dhe demonizimin e shtetit hebre, së bashku me standardet e dyfishta. Irlanda ka kaluar çdo vijë të kuqe në marrëdhëniet e saj me Izraelin”, tha Sa’ar, sipas një deklarate të ministrisë së jashtme.

    “Izraeli do të investojë burimet e tij në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe me vendet në mbarë botën sipas prioriteteve që marrin parasysh edhe qëndrimet dhe veprimet e këtyre shteteve ndaj Izraelit”, shtoi ai.

    Deklarata vuri në dukje veprimet e ndërmarra nga qeveria irlandeze, duke përfshirë vendimin e Irlandës për të njohur një shtet palestinez dhe mbështetjen e saj për veprimin ligjor të Afrikës së Jugut kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ).

    Yair Lapid, lideri i opozitës izraelite, e kritikoi masën në një postim në platformën “X”, duke e quajtur atë një “fitore për organizatat antisemitiste dhe anti-izraelite”.

    “Mënyra për t’u përballur me kritikat nuk është të ikësh, por të qëndrosh dhe të luftosh”, shkroi ai.

    /Reproteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!