×
  • Lajme
  • Botë

    Në këtë qytet të Italisë nga 1 janari s’do të pihet cigarja as në ambientet e hapura

    Reporteri
    15 Dhjetor 2024 | 23:03

    Sipas një vendimi të bashkisë së Milanos, nga 1 janari 2025, duhanpirja do të ndalohet edhe në ambientet e hapura të qytetit italian.

    Ndalimi specifik do të përfshijë rrugët, oborret, zonat e hapura të restoranteve dhe kafeneve. Përjashtim bëjnë vetëm zonat e izoluara në të cilat çdo duhanpirës duhet të ketë një “hapësirë ​​të lirë”, pa shtetas të tjerë, në një rreze prej të paktën dhjetë metrash.

    Gjobat, për ata që nuk respektojnë ndalesën e re, do të fillojnë nga 40 dhe do të arrijnë në 250 euro. Bashkia e Milanos sqaroi se kjo masë e re ka të bëjë vetëm me “cigaret tradicionale” dhe jo ato elektronike.

    Që në vitin 2021, në metropolin verior italian ka hyrë në fuqi ndalimi i parë, sipas të cilit nuk lejohet pirja e duhanit në zonat ku qytetarët ushtrojnë, luajnë fëmijët e vegjël, si dhe në stacionet e autobusëve dhe ambientet sportive./Panorama.al/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!