Trupat e pajetë të 12 personave u gjetën në konviktin e një restauranti që funksiononte në vendpushimin e skive Gudauri në komunën Kazbegi të Gjeorgjisë, shkruan Anadolu, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Trupat u gjetën nga policia në konviktin e një restoranti indian në Gudauri, tha Ministria e Brendshme e Gjeorgjisë në një deklaratë me shkrim.
Sipas deklaratës dhe hetimeve paraprake, nuk u raportua për shenja dhune në trupa, 11 nga të vdekurit ishin të huaj dhe një shtetas gjeorgjian.
Autoritetet dyshojnë për helmim nga monoksidi i karbonit si shkak i kësaj tragjedie.
Në deklaratë thuhet se mundësia që ka shkaktuar vdekjen aksidentale ishte një gjenerator, i cili mendohet se është vendosur në konvikt për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në lokal ditën e djeshme.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.