Nxënës e prindër kanë protestuar për rikonstruksionin e shkollës së tyre e cila prej dy vitesh nuk hap dyert për nxënësit. Shkolla e fshatit Shezë në Peqin u dëmtua nga një tërmet në vitin 2014, dy vite më vonë specialistët vlerësuan se godina është e rrezikshme.
Prej atëherë, fëmijët bëjnë mësim me turne në shkollën e fshatit Pekisht.
Rikonstruksioni i kësaj shkolle nuk ka filluar kjo ka indinjuar prindër e nxënës të cilët deklarojnë se do të vazhdojnë protestën e tyre.
Për rreth 30 minuta nxënësit bllokuan aksin rrugor Belsh-Peqin. Ndërsa deklarojnë se do ta vijojnë rezistencën e tyre dhe do të përshkallëzojë protestat.
Në shkollën 9-vjeçare në Shezë të Peqinit ndjekin mësim edhe fëmijë nga fshatrat ngjitur, si Karthnek, Trash, Gryksh, të cilët tashmë u duhet të përshkojnë më shumë kilometra për të marrë mësim në turnin e dytë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.