Një 35-vjeçar me inicialet A. S. nga Kosova është arrestuar nga Policia Kufitare në pikë kalimin kufitar Muriqan në Shqipëri.
Gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, policia gjeti një sasi lënde narkotike të dyshuar si kanabis.
Sipas A2CNN, automjeti dhe lënda narkotike janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Rasti i është dorëzuar Prokurorisë së Shkodrës për hetime të mëtejshme.
“Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve që po kryhen me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, nga Policia Kufitare e PKK Muriqan, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, u vu në pranga shtetasi kosovar A. S., 35 vjeç. Nga kontrolli i kryer në dalje të RSh-së, në automjetin që drejtonte 35-vjeçari, u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa”, njofton policia shqiptare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.