Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se të mërkurën e 18 dhjetorit do të ketë ndërprerje të qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik për shkak të puneve në segmentin Kijevë-Dollc, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në njoftim bëhet e ditur se ndërprerja e trafikut do të bëhet nga ora 15:00 e deri në pastrimin dhe hapjen e rrugës.
Njoftimi i plotë:
Ju njoftojmë që ditën e merkurë me datën 18.12.2024, në trasen e Zgjerimit të Rrugës Nacionale N9.1, Prishtinē-Pejē, Segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, do të realizohet minimi Nr.5 i masave shkëmbore nga ana e majtë e zgjerimit të rrugës.
Me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.
Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin kohorë:
Nga ora 15:00 deri në pastrimin dhe hapjen e rrugës!