×
  • Lajme
  • Botë

    Vritet nga një shpërthim në Moskë gjenerali i sanksionuar për përdorim të armëve kimike në Ukrainë

    Reporteri
    17 Dhjetor 2024 | 8:16

    Gjenerali Igor Kirillov, që ishte përgjegjës për forcat ruse të mbrojtjes radiologjike, kimike dhe biologjike, është vrarë nga një shpërthim në Moskë, ka thënë Komiteti Hetues i Rusisë.

    Kirillovi u vra afër një ndërtese banimi në distriktin Ryazansky, që fillon rreth shtatë kilometra në juglindje të Kremlinit, raporton gazeta “The Guardian”.

    Shpërthimi u shkaktua nga një pajisje e fshehur brenda një skuteri elektrik, sipas Komitetit Hetues. Thuhet se edhe autori i vrasjes e ka humbur jetën.

    Lajmi vjen pasi prokurorët ukrainas e kishin akuzuar Kirillovin për përdorim të armëve kimike të ndaluara në Ukrainë, sipas mediumit “Kyiv Post”.

    Britania e Madhe i kishte vendosur sanksione Kirillovit, që e mbante pozitën aktuale që nga viti 2017, në tetor të këtij viti për përdorim të agjentëve për kontrollimin e trazirave dhe pas raportimeve të shumta për përdorimin e një agjenti helmues ngulfatës – kloropicrin – në Ukrainë.

    Forcat ruse për mbrojtje radioaktive, kimike dhe biologjike – RKhBZ – janë forca speciale që veprojnë në kushte të kontaminimit radioaktiv, kimik ose biologjik.

    Hetuesit dhe ekspertët e forenzikës po punonin në vendin e shpërthimit bashkë me punonjës të shërbimeve të tjera emergjente, raportoi agjencia ruse e lajmeve, TASS.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!