×
  • Lajme
  • Lajme / Hagë

    Haxhi Shala dhe Sabit Januzi pranojnë akuzën e frikësimit të një dëshmitari dhe atë të pengimit

    Reporteri
    17 Dhjetor 2024 | 12:02

    Haxhi Shala dhe Sabit Januzi kanë pranuar akuzën e frikësimit të një dëshmitari dhe pengimit në marrëveshje për pranimin e fajësisë me Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS).

    Sipas njoftimit të ZPS-së, të pandehurit akuzohen për frikësim gjatë procedurave penale dhe pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

    Në një reagim lidhur me marrëveshjet, prokurorja e specializuar, Kimberly West ka thënë se arritja e marrëveshjes është “dëshmi e forcës së hetimeve tona lidhur me çështjet e frikësimit dhe pengimit të drejtësisë”.

    “Ne e bëmë këtë pas një shqyrtimi të kujdesshëm që mori parasysh, midis të tjerave, rëndësinë e pranimit të përgjegjësisë në këtë kontekst, përfitimet e arritjes së përmbylljes herët të çështjes në mënyrë të drejtë, dhe mendimet e viktimave”, ka thënë ajo, bëhet e ditur në një komunikatë për media nga Specialja.

    Gjyqi ndaj Shalës dhe Januzit, së bashku me Ismet Bahtijarin, ishte planifikuar të hapej më 14 nëntor 2024, por u shty me kërkesë të palëve në këtë çështje gjyqësore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!