×
  • Lajme
  • Lajme

    Ata që s’kanë paguar borxhet e mbeturinave, “Pastrimi” nesër do t’i çojë te përmbaruesi

    Reporteri
    17 Dhjetor 2024 | 15:03
    Pamje nga një cep i Prishtinës

    Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” SH.A, ri-njofton klientët që do të bëjë procedimin e borxheve në procedurën përmbarimore tek Përmbaruesve Privat pas datës së sotme, pra dt. 17.12.2024 për konsumatorët të cilët nuk kanër kryer pagesën e faturës së mbeturinave.

    Procedimi i borxheve do të bëhët për gjithë qytetarët, klientët e bizneseve dhe institucioneve përfshirë edhe institucionet publike të cilat kanë borxhe për faturat e mbeturinave ndaj kompanisë sonë.

    Afati kohor i përmbushjes së obligimeve të klientëve për pagesë të fatures së mbeturinave ka qenë nga dt. 10 Dhjetor 2024 deri më sot, dt. 17 Dhjetor 2024 ora 16:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!