Policia ka njoftuar se ka arrestuar personin i cili dyshohet se shtiu me armë zjarri në drejtim të një zyrtari policor dhe tentoi ta godasë me veturë, shkruan Reporteri.net.
Në njoftimin e Policisë thuhet se i dyshuari pas intervistimit me vendim te Prokurorit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё, ndërsa rasti është cilësuar “Vrasje e Rёndё nё Tentativë” dhe “ Mbajtje nё Pronësi, Kontroll ose Posedim i Paautorizuar i Armëve”.
“Rreth orёs 18:25, ёshtё arritur te arrestohet i dyshuari i këtij rasti, ёshtё sekuestruar arma e cila dyshohet qё ёshtё përdor nё rast, poashtu ёshtё sekuestruar edhe vetura e cila ёshtё përdorur nё rast”, thuhet në njoftim.
Rasti ka ndodhur sot derisa një zyrtar policor ishte duke kaluar zebrat.
“Sot me datё 17.12.2024, rreth orёs 16:03, deri sa zyrtari Policor ishte duke kaluar zebrat nё rrugёn “ Mbreteresha Teutё”, “Përball Policisё”, ka ardhur njё veturё me targa vendore, duke tentuar ta godas me automjet zyrtarin Policor, zyrtari Policor iu ёshtё shmangur goditjes nga kjo veturë, i dyshuari gjatё levizjёs nga dritarja e automjetit ka shtёnё me armё zjarri dy (2) herё nё drejtim tё zyrtarit Policor, mirëpo fatmirësisht zyrtari Policor nuk ёshtё lënduar nga kёto tё shtёna. Personi i dyshuar ёshtё larguar me shpejtёsi tё madhe me veturёn ne fjalё. Policia menjëherë ka reaguar mes tjerash ka bёrё sigurimin e vendit tё ngjarjёs, aty janё gjetur dhe sekuestruar dy (2) gëzhoja tё kalibrit 7.65mm”, thuhet në njoftim.
Qëllohet me armë zjarri dy herë në drejtim të një zyrtari policor në Pejë