Kryetarja në largim kryetare në largim e Gjykatës Kushtetuese, tha se pas përfundimit të mandatit nuk planifikon të angazhohet në politikë.
Në një përgjigje ndaj pyetjes se nëse ka ndërmend të ndjekë hapin e vëllait, ish-ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj, ajo tha se përkushtimi i saj për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore, sundimin e ligjit, pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe avancimin e demokracisë në Kosovë do të vazhdojë me të njëjtin pasion.
“Ne që te dy kemi integritet dhe etikë të jashtëzakonshme profesionale. Për mua, shërbimi në Gjykatën Kushtetuese ka qenë nder. Shërbimi publik është gjithashtu detyrë dhe sigurisht që nuk kam asnjë plan që t’i bashkohem politikës dhe as të garojë në zgjedhje, por do të vazhdoj me përkushtim dhe shumë pasion punën për të drejtat dhe liritë themelore, sundim të ligjit, pavarësi të sistemit gjyqësor dhe avancim të demokracisë në Republikën e Kosovës.”, tha Caka-Nimani në Klan Kosova.