×
  • Lajme
  • Lajme

    Regjistrimi për votim në zgjedhjet e 9 shkurtit, Kurti i porosit mërgimtarët: Kanë mbetur veç edhe 8 ditë, mos e lini për fund

    Reporteri
    18 Dhjetor 2024 | 12:51

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shfrytëzuar mbledhjen e Qeverisë për t’iu bërë thirrje bashkatdhetarëve  të regjistrohen për votim jashtë vendit pasi afati i fundit është më 26 dhjetor.

    Kurti tha se mërgata do të ketë mundësinë që të votoj në ambasada e konsullata në shtetet ku jetojnë ata.

    Ai i porositi ata që këtë proces të mos e lënë në ditën e fundit, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Po iu drejtohem mërgimtarëve nga mbledhja e Qeverisë  sepse vota e tyre ka qenë përcaktuese për përbërjen e kësaj Qeverie, siç ka qenë edhe kontributi i saj përcaktues për fatin e mirëqenien tonë ndër vite. Me Qeverinë tonë, për herë të parë mërgata jonë do të ketë mundësi të votojë në ambasada e konsullata në shtetet ku jetojnë. Kjo është bërë sepse e kemi ndryshuar ligjin siç edhe e kemi premtuar. Votimi përmes postës brenda dhe në ambasada e konsullata është një fitore e madhe për mërgatën tonë punëtore e patriotike dhe për shtetin tonë demokratik e të pavarur, si dhe një arritje e madhe  sepse drejta e votës është një e drejtë e garantuar me kushtetutë.

    Deri më tani mërgata jonë padrejtësisht është ballafaquar me vështirësi dhe barrë financiare, që herë ua ka pamundësuar votimin e herë ka dekurajuar pjesëmarrjen e tyre. Në këto zgjedhje që po na presin, votimi asnjëherë nuk ka qenë më i lehtë e më i thjeshtë. Andaj ju bëjë thirrje mërgimtarëve që sa më parë të regjistrohen sepse pa regjistrim, nuk ka votim. Regjistrimi është parakushti i votimit, por edhe garancia për të drejtën e votiumit. E kur ju bëheni hisedarë në proceset politike në vend, rritet edhe llogaridhënia dhe përgjegjësia e tyre ndaj jush, nevoja dhe vëmendja ndaj kërkesave të bashkatdhetarëve”, tha Kurti.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!