×
  • Lajme
  • Lajme / Tubimi i VV’së

    Kurti përsëri i godet ‘studiot televizive’ dhe analistët

    Reporteri
    18 Dhjetor 2024 | 20:19

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar të sulmojë analistët kritikë në studio televizive.

    Gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurit nuk e la pa i përmendur kritikët.

    Ai bëri një lidhje me “oligarkinë”, duke thënë se “po iu lagët fyti”.

    “Ka shumë zhurmë për natë nëpër shumë studio televizive, sepse zori është i madh. Aty, atje, tek ata nuk flet mendja, por pisket sikleti. Ai është sikleti madh i oligarkisë që transmeton britma-analizë. Këtyre po iu lagët fyti nga ata tashmë vet e ndjenë tharjen e fytit, sepse buxheti i shtetit me neve është nga qytetarët, për qytetarët, pa dallim, e asnjëherë dedikuar mujsharëve e segmenteve të tyre”, ka thënë Kurti.

    Kurti edhe në prezantimin e tij si kandidat për kryeministër kishte sulmuar mediat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!