Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi është përfshirë në debat me deputetin Agron Shehaj.
Shehaj prej gati dy orësh ka bllokuar foltoren dhe nuk lejon as deputetët e maxhorancës dhe as ata të opozitës që të mbajnë fjalën.
Edhe pas tentativave dhe kërkesave të kolegëve, ai sërish nuk ka pranuar të lirojë foltoren, edhe pas përjashtimit nga seanca.
“Po bëhesh shërbëtor i këtyre”, i thotë Bardhi Shehajt pas ndërprerjes së seancës, momente që transmetohen në videon e publikuar nga Top Channel.
Në përgjigjeve të akuzave të Bardhit se Shehaj me sjelljen e tij në Kuvend po bëhej shërbëtor i socialistëve, ish deputeti demokrat i ka kujtuar Bardhit faktin që ka qenë në selinë e PD-së, në atë kohë në krah të Lulzim Bashës, kur demokratët, në 8 janar 2022 u rrahën teksa kërkonin të futeshin brenda godinës.
“Ti i ke rrahur demokratët, ti i ke rrahur”, dëgjohet t’i thotë Shehaj Bardhit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.