Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka folur rreth qeverisjes aktuale duke thëne se PDK-ja sa ishte në pushtet për një periudhë 7-vjeçare, me një buxhet më të vogël se gjysma e atij aktual, ka realizuar projekte madhore për zhvillimin e vendit.
“Ne kemi pasur një 7-vjeçar që kemi udhëhequr qeverinë, jo 20 vite sa thotë Vetëvendosja. Me një buxhet përgjysmë më të vogël, kemi ndërtuar autostradat që i kemi sot, 120 shkolla, spitale dhe mbi 2000 kilometra rrugë të asfaltuara në të gjitha fshatrat e Kosovës,” tha Krasniqi në Dukagjini.
Në lidhje me vizionin e PDK-së për të ardhmen, Krasniqi deklaroi se fokusi duhet të jetë tek zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia e qytetarëve.
“Fokusi ynë do të jetë zhvillimi ekonomik. Duhet të ketë më shumë fitim dhe më pak tatim. Duhet paga më të larta për njerëzit që me mund ballafaqohen me rritjen enorme të kostos së jetesës, që e përjetojmë të gjithë, nga produktet ushqimore deri te faturat e energjisë elektrike,” shtoi ai.
Krasniqi tha se PDK beson në kthimin e projekteve të guximshme dhe transformuese që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve. Ai po ashtu kritikoi qeverinë aktuale edhe për mungesën e projekteve konkrete dhe për të ardhmen ofroi vizionin e PDK-së si alternativë.
“Ne besojmë se duhet të rikthehen projektet e guximshme transformuese,” përfundoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.