×
  • Lajme
  • Lajme / Moti

    Sot kryesisht mot i vranët, priten edhe reshje shiu

    Reporteri
    20 Dhjetor 2024 | 7:07

    Ditën e premtë parashihet të mbajë mot kryesisht me vransira. Nga mesdita së pari në perëndim paraqiten reshjet e para të shiut, e më vonë përfshinë pjesët tjera të vendit, njofton Prishtina Weather.

    Nga mbrëmja reshjet do të jenë më të vazhdueshme, që me rënie të temperaturës nga 8C e 9C ditën, në 0C e 1C, shndërrohen në reshje bore. Frynë erë e lehtë dhe mesatare juglindore 4-8m/s, e vonë deri në mesnatë ndryshojnë drejtimin në veriperëndimore.

    Reshjet e borës vazhdojnë mëngjesin e së shtunës, e deri nga mesdita pritet të pushojnë. Temperaturat maksimale do të jenë të ulëta, 1C e 2C. Të dielen parashihen kthjellime, por me ngrica orëve të mëngjesit, deri në -5C e -7C. Të hënë sërish priten të reshura shiu, që deri në mbrëmje shndërrohen në reshje bore, duke vazhduar kohëpaskohe ditën e martë. Maksimalet mbesin të ulëta përreth 0C, e minimalet zbresin në -2C.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!