×
  • Lajme
  • Lajme / Kalendari

    Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

    Reporteri
    20 Dhjetor 2024 | 7:16

    ​Ngjarjet e datës 20 dhjetor:

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në përurimin e rrugës Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë, segmenti Stanovc – hyrja e Vushtrrisë. (Ora 08:30)

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për 2023 dhe atë të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

    Seanca e përbashkët ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

    Mbahet mbledhja e Kuvendit të Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës. (Qendra e konferencave Orion Prishtinë, ora 11:00)

    Mbahet manifestimi tradicional i Federatës së Futbollit të Kosovës – “Laureatët e Vitit 2024”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 16:30)

    Lansohet “Album 1990-1999” – një libër fotografik i kujtimeve personale dhe kolektive të viteve ’90 në Kosovë, i përmbledhur dhe kuruar nga Gresa Nuredini. (Restorant “Dubrovniku”, Kurrizi, Prishtinë, ora 19:00)

    Mbahet “Koncerti i Krishtlindjes”. (Katedralja “Shën Nënë Tereza” Prishtinë, ora 19:00)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!