×
  • Lajme
  • Lajme / Pësojnë lëndime

    Tre zyrtarë policorë vetaksidentohen në Varagë të Zubin Potokut

    Reporteri
    20 Dhjetor 2024 | 9:45

    Tre zyrtarë policorë janë lënduar nga një vetaksident në fshatin Varagë të Zubin Potokut.

    Ata kanë pësuar lëndime të lehta.

    Zëvendësdrejtori për Mitrovicën e Veriut në Policinë e Kosovës, Veton Elshani, ka thënë për gazetën online Reporteri.net se vetaksidenti ka ndodhur pak para orës 08:00 të mëngjesit.

    “Aksidenti ka ndodhur në Varagë, Zubin Potok. Një veturë e policisë e vetaksidentuar. Tre policë të lënduar lehtë”, ka thënë Elshani.

    Ky është vetëaksidenti i dytë brenda javës i Policisë në veri.

    Të premten e kaluar një autoblindë e Policisë së Kosovës është përfshirë në një aksident në Grabovc të Zveçanit, ku si pasojë janë lënduar disa zyrtarë policorë./Reporteri.net/

    “Zyrtari policor humbi kontrollin mbi autoblindën dhe doli jashtë rruge”, detaje të reja për aksidentin në veri ku u lënduan tetë policë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!