×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    Abdixhiku: E ardhmja u takon atyre që e shohin Republikën para urrejtjes

    Reporteri
    20 Dhjetor 2024 | 10:29

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, iu drejtua të rinjve të partisë së tij në një tubim në Prishtinë duke iu thënë se ata janë “organizmi më i madh rinor në gjithë Ballkanin Perëndimor”.

    Ai tha se e ardhmja është e tyre dhe se “do ta dridhin Kosovën më 9 shkurt”.

    “Dua ta them në fillim, nuk ka asnjë dyshim se jeni organizmi më i madh rinor po se po në Kosovë, po se po mes shqiptarëve, por pa asnjë diskutim, organizmi më i madh rinor në gjithë Ballkanin Perëndimor. Kjo e ardhme nuk i takon atyre që na ndajnë e përçajnë e janë plot mllef e vrer. Janë besa edhe të mërzitshëm, janë thjesht oldtimera politikë, ankues të padurueshëm politikë.

    Kjo e ardhme e jona u takon vetëm atyre që besojnë në rini, në juve, pasurisë më të madhe të Kosovës. Kjo e ardhme… Kjo e ardhme… U takon… U takon… Kjo e ardhme u takon atyre që ëndërrojnë dhe guxojnë të ëndërrojnë, guxojnë t’i kthejnë ëndrra e tyre në veprime e aksione, aq të forta, aq të qarta, aq dridhëse, sa që do të dridhin Kosovën më 9 shkurt të vitit që po vjen!

    Do ta dridhin aq fort e aq qartë, Sepse ne jemi Lidhja Demokratike e Kosovës! Ne jemi vet e Republika e Kosovës!”, ka thënë Abdixhiku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!