Pas më shumë se dy vitesh Shqipëria dhe Kosova do të mbajnë mbledhjen e dytë të përbashkët mes dy kuvendeve. Delegacioni shqiptar në krye me Edi Ramën tashmë ka arritur në Prishtinë, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Në këtë seancë do të mbajnë fjalën e hapjes kryetarët e dy kuvendeve, Elisa Spiropali dhe Glauk Konjufca, pastaj kryetarët e grupeve parlamentare e në fund nga një fjalim të dy kryeministrave Kurti dhe Rama.
Në këtë mbledhje e cila është paraparë që të nis nga ora 11:00, do të marrin pjesë të gjithë drejtuesit grupeve parlamentare pozitë-opozitë të të dyja vendeve.
Paraprakisht kryetarët e dy kuvendeve, Elisa Spiropali dhe Glauk Konjufca janë takuar, e prezent në takim janë edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe ai i Kosovës, Albin Kurti. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.