×
  • Lajme
  • Lajme / Seanca e përbashkët

    “Me shtëpi zemre jam nga Prishtina”, Spiropali: Kosova është prioritet kombëtar i Shqipërisë

    Reporteri
    20 Dhjetor 2024 | 11:57

    Po mbahet takimi i mbledhjes së Kuvendeve të dy Parlamenteve mes Kosovës dhe Shqipërisë.

    Kryekuvendarja e Shqipërisë, Elisa Spiropali tha se Kosova është prioritet kombëtar i Shqipërisë dhe e anasjelltas. Siropali u shpreh se suksesi i njërës, është  kusht për tjetrën. e se ritmi i njërës kushtëzon edhe tjetrën.

    “Me origjinë jam nga Bregu i Labërisë, kam lindur ne Tiranë por me shtëpi zemre jam nga Prishtina e Prizreni! Jemi një gjak e një gjuhë, një histori e kulturë. Kënaqësi e pafund për këtë mbledhje mes dy Kuvendeve, por ka një problem, duhet të ishim më tepër. Me qindra mijëra e jemi pak. Duhet të takohemi të gjithë aq shqiptar sa ka bota. Nuk prish punë se nuk na nxë kjo sallë, na nxënë pllajat e fushat.

    Për të realizuar hiperbashkimin duhet të presim. Kur nuk kemi pulën hamë një shpend tjetër thotë populli, por edhe ky shpend qenka i shijshëm sot.

    Në këtë moment historik si kurrë më parë shqiptarët kanë treguar vendosmëri në zhvillimin e shoqërisë. Vetëm 1 çerek shekulli ka mjaftuar të tregojmë c çfarë energjie sjell liria. Sot po ngremë në një nivel tjetër atë që etërit tanë e bënë me shumë mund e sakrifica.

    Kosova është prioritet kombëtar i Shqipërisë dhe e anasjelltas. Suksesi i njërës, kusht për tjetrën. Ritmi i njërës kushtëzon edhe tjetrën”, tha Siropali. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!