×
  • Lajme
  • Lajme / Ministrja e Jashtme

    Gërvalla: Rama e keqpërdori fort mikpritjen e Kosovës

    Reporteri
    20 Dhjetor 2024 | 19:47

    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla e ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për fjalimin që e mbajti ai në Kuvendin e Kosovës të premten.

    Gërvalla ka thënë se Rama e keqpërdori mikpritjen e Kosovës teksa mbajti fjalim fushate kundër qeverisë së Albin Kurtit.

    “Është e vërtetë që fjalimi i kryeministrit Rama nuk u përshtat me atmosferën. Fort e keqpërdori mikpritjen e Kosovës. Ai që vjen të bëjë fushatë, duhet të vijë të bëjë fushatë transparente dhe jo të vijë të keqpërdor foltoren e Kuvendit. Ishte e qartë. Ishte e pakëndshme atmosfera gjatë fjalimit të tij. Një fjalim i tillë ishte i papërshtatshëm.”, ka thënë Gërvalla në DPT Te Fidani.

    Ajo tha se fjalimi i Ramës ishte mosrespektim i institucioneve të Kosovës.

    Gërvalla tha se Rama nuk dha këshilla vëllazërore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!