Ambasadori amerikan në Kosovë Jeff Hovenier, ka bërë të ditur se sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, po e heton FBI-ja.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara kanë sjellë mbështetjen e FBI-së, për të ngjarjent, dhe se hetimet për këtë po vazhdojnë pandërprerë.
“Ne kemi ofruar dhe kemi sjellë mbështetjen e FBI-së këtu në Kosovë tani për të punuar drejtpërdrejt dhe me kohë të plotë me organet e zbatimit të ligjit të Kosovës për të ndihmuar në identifikimin e përgjegjësve dhe për të siguruar që ky hetim të jetë i besueshëm, i plotë dhe të çojë në përfundimet e duhura”.
“Kurrë nuk është ide e mirë që ambasadorët të flasin për hetimet e zbatimit të ligjit dhe hetimet po vazhdojnë pandërprerë. Kështu që gjithçka që mund të them në lidhje me të dhëna ose sugjerime ose se ku po shkon kjo është se qeveria e ShBA-së nuk është ende në gjendje të thotë që kemi nxjerrë përfundime ose e dimë se kush është përgjegjës për këtë sulm”, deklaroi ai.
Hovenier tutje tha se pasi të zbulohet e vërteta, do të bashkëpunojnë me autoritetet në Kosovë që kriminelët të japin përgjegjësi.
“Kur të arrijmë të nxjerrim konkluzione do të punojmë së afërmi me autoritetet e Kosovës që kriminelët përgjegjës për këtë sulm të japin përgjegjësi”, u shpreh ambasadori amerikan në Klan Kosova.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.