×
  • Lajme
  • Botë / E fundit

    Gjermani: Një i vdekur, dhjetëra të plagosur pas përplasjes së makinës në një treg Krishtlindjesh

    Reporteri
    20 Dhjetor 2024 | 21:38

    Të paktën një person është vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur të premten si pasojë e përplasjes së një makine në turmë në një treg Krishtlindjesh në qytezën lindore gjermane, Magdeburg.

    Autoritetet lokale janë duke e përshkruar sulmin si terrorist.

    Dëshmitarët kanë thënë se makina është nisur qëllimshëm drejt turmës së njerëzve.

    Agjencia e lajmeve dpa ka thënë se shoferi i makinës është arrestuar.

    Shumë forca policore dhe shërbime të emergjencës janë parë në skenën e incidentit./REL

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!