×
  • Lajme
  • Lajme / LAJMI I FUNDIT

    Sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani, Bild: Të paktën 11 të vdekur e 80 të plagosur

    Reporteri
    20 Dhjetor 2024 | 21:51

    Mediumi gjerman BILD raporton duke u thirrur në burime se në sulmin në tregun e Krishlindjeve në Gjermani kanë mbetur të vdekur së paku 11 persona, e janë plagosur 80 të tjerë, përcjell Reporteri.net.

    Makina u përplas në turmën e një tregu Krishtlindjesh në qytezën lindore gjermane, Magdeburg.

    Dëshmitarët kanë thënë se makina është nisur qëllimshëm drejt turmës së njerëzve.

    Agjencia e lajmeve dpa ka thënë se shoferi i makinës është arrestuar.

    Shumë forca policore dhe shërbime të emergjencës janë parë në skenën e incidentit.

    Tetë vjet më parë, më 19 dhjetor të vitit 2016, një pjesëtar i grupit terrorist, Shteti Islamik, pati kryer një sulm me kamion, duke e përplasur në një treg Krishtlindjesh në qendër të Berlinit.

    Si pasojë e sulmit patën vdekur 12 persona, ndërsa janë plagosur mbi 70 të tjerë.

    Sulmuesi pati ikur në Itali, ku ishte identifikuar dhe ishte vrarë nga policia.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!