Gjykata e Palermos në Itali ka hedhur poshta akuzat për liderin e “Lega” Matteo Salvini për rastin e 147 emigrantëve që nuk u lejuan të zbarkonin në Lampeduza në vitin 2019. Asokohe Salvini ishte në detyre si ministër i Brendshëm dhe bllokoi anijen spanjolle që transportonte emigrantët.
“Jam i lumtur, pas tre vitesh fitoi “Lega”, fitoi Italia. Të mbrosh atdheun nuk është krim, por e drejtë. Do të ec përpara edhe më i vendosur se më parë”, tha Mateo Salvini pas vendimit të pafajësisë.
Me tej ai shtoi se “Ata që mendonin se do të përdornin emigrantët për t’u përfshirë në politikë humbën dhe po kthehen në Spanjë me duar në xhepa”.
Gjithashtu edhe Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Palermos për Salvinin ku sipas saj akuzat kanë qenë të pabaza dhe surreale.
Edhe Kryeministri Hungarez, Viktor Orban ka përshëndetur vendimin e Gjykatës në Itali duke theksuar se drejtësia ka triumfuar./Klan News
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.