×
  • Lajme
  • Lajme

    Shfaqen grafite me simbolin serb në veri të Mitrovicës, Policia jep detaje

    Reporteri
    21 Dhjetor 2024 | 9:43

    Policia sot ka njoftuar se janë shfaqur grafitë me simbolin serb në murin e muzeut në Mitrovicë të Veriut.

    Po ashtu, policia tha se një i tillë ishte edhe brenda objektit.

    “Rr. Nemanjina, Mitrovicë V. 19.12.2024-09:0-23:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në murin e muzeut kishte vërejtur një grafit, i shkruar me ngjyrë të zezë, katër simbole ‘’C’’ (cilirike) po ashtu edhe në brendi të objektit kishte vërejtur një grafit të ngjashëm”.

    “Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!