×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    Kurti thirrje mërgatës për regjistrim për votim, u thotë që të mos e ngatërrojnë me regjistrimin e popullsisë

    Reporteri
    21 Dhjetor 2024 | 20:36

    Kryeministri Albin Kurti, ndërsa i bëri sërish thirrje mërgatës që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit, kërkoi “vëmendje të shtuar,” pasi, sipas tij, bashkatdhetarët “po mendojnë që regjistrimi për censusin e popullsisë gjatë verës është i njëjti me regjistrimin për të votuar.”

    “Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë afat që të regjistroheni për të votuar në zgjedhjet e ardhshme të 9 shkurtit. Për të shfrytëzuar të drejtën për të votuar duhet të regjistroheni online në faqen e Komisionit Qëndror Zgjedhor, e ku afati i fundit është data 26 dhjetor 2024, pra dita e enjte. Pa këtë regjistrim, nuk mund të votoni. Por, keni vëmendjen e shtuar, shumë prej bashkatdhetarëve po mendojnë që regjistrimi për censusin e popullsisë gjatë verës është i njëjti me regjistrimin për të votuar. Nuk është. Këto janë dy procese të ndara”,  tha Kurti.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë  të ditur se deri dje në ora 16:00 janë aprovuar 51 mijë e 440 kërkesa për regjistrim. Ndërsa, partitë politike kanë iu kanë thirrje të gjithë shtetasve që jetojnë jashtë Kosovës të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për t’u bërë pjesë e procesit zgjedhor.

    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezaj, ka bërë të ditur për Reporteri.net se 5 ditë pa përfunduar afati KQZ-ja ka aprovuar mbi 51 mijë kërkesa për regjistrim. /Reporteri.net/

    Regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës: Deri me tani KQZ-ja ka aprovuar 51 mijë e 440 kërkesa

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!