×
  • Lajme
  • Lajme / Shkatërrimi i grupit kriminal

    Trafiku i armëve Kosovë-Shqipëri, zbardhen detaje nga dosja hetimore

    Reporteri
    21 Dhjetor 2024 | 20:47

    Të sigurosh një armë në Shqipëri, për kontigjentin kriminal duket se nuk është as e vështirë dhe as e kushtueshme.

    Dosja e trafikut të armëve që u finalizua me 23 masa sigurimi në Kosovë dhe Shqipëri, tregoi se ato bliheshin atje për 250 Euro dhe shiteshin në vendin tonë për 500 apo 600 Euro.

    I konsideruari si njeriu kryesor në trafikun, kryesisht të pistoletave, Valter Osmani, kishte edhe një rrjet të gjerë njerëzish, thënë ndryshe klient që dinin ku të drejtoheshin nëse i duhej një e tillë.

    6 prej personave të këtij rrjeti u futën në grackë nga hetuesit që me veprime simuluese nëpërmjet një bashkëpunëtori blenë pistoleta. Pjesë e këtij rrjeti ishte edhe një taksist, i cili me mjetin e punës transportonte armët.

    Referuar dosjes hetimore Tv Klan raporton se Osmani gjithashtu dyshohet të ketë blerë armë edhe në Malin e Zi.

    Për shumë vite, burimi i armëve që policia kapte gjatë punës së saj, konsiderohej se vinin nga viti 1997, por disa hetime në vitet e fundit treguan rrjete të tjera që i siguronin nga jashtë.

    Armëmbajtja pa leje është konsideruar gjithmonë si prioritare nga uniformat blu dhe dënimet penale janë rritur disa herë për këtë vepër.

    Të dhënat e siguruara tregojnë se gjatë këtij viti në të gjithë vendin u kapën rreth 500 armë zjarri të llojeve të ndryshme, shumica prej te cilave pistoleta.

    Shkatërrohet grupi kriminal i trafikut të armëve Kosovë-Shqipëri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!