×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

    Reporteri
    22 Dhjetor 2024 | 11:42
    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati

    Qeveria vendosi t’ua ndajë nga 100 euro fëmijëve (0-16 vjeç) e pensionistëve ndërsa po afrohen zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

    Pasi kryeministri Albin Kurti dha lajmin në një konferencë për media, ministri i Financave, Hekuran Murati tha se për të përfituar nga kjo, “nuk do të ketë nevojë për aplikim”.

    Ai tha se brenda një jave do të “mundohen” t’i ekzekutojnë këto pagesa.

    “Do të mundohemi që gjatë kësaj jave – dhe megjithëse kemi një ditë pune e cila është pushim – t’i bëjmë të gjitha përgatitjet teknike në mënyrë që të ekzekutohen pagesat këtë javë”.

    Ndahen për fundvit nga 100 euro për fëmijët deri në 16-vjeç dhe pensionistët

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!