Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur një armë dhe 50 fishekë në valixhen e një udhëtari në një autobus me targa vendore në pikën kufitare në Merdare, shkruan Reporteri.net.
Në njoftimin e Doganës thuhet se arma dhe fishekët janë konfiskuar menjëherë dhe janë dorëzuar pranë Policisë Kufitare për procedura të mëtejshme ligjore.
Rasti po hetohet nga Policia e Kosovës.
“Sot, më datë 22.12.2024, në Pikën Kufitare të Merdares, rreth orës 18:00 është paraqitur një autobus me targa vendore. Gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim disa valixhe. Gjatë procesit të skanimit, është vërejtur se në njërën nga valixhet ndodhej një armë dhe 50 copë fishekë. Pas verifikimeve të mëtejshme, është konstatuar dhe gjetur pronari i valixhes.
Arma dhe fishekët janë konfiskuar menjëherë dhe janë dorëzuar pranë Policisë Kufitare për procedura të mëtejshme ligjore. Policia e Kosovës ka marrë përsipër trajtimin dhe hetimin e këtij rasti, në përputhje me ligjet në fuqi”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.