×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Policia sekuestron thika e boksa hekuri në tregun e automjeteve në Prishtinë, intervistohen katër të dyshuar

    Reporteri
    22 Dhjetor 2024 | 22:00

    Policia e Kosovës ka njoftuar se në tregun e automjeteve në kryeqytet ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme të armëve të ftohta, shkruan Reporteri.net.

    Në cilësinë e të dyshuarve, Policia ka intervistuar katër persona të dyshuar për veprën importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi ,këmbimi, shitja e pa autorizuar armeve dhe materialeve plasëse.

    Personat e dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit pas intervistimit  janë liruar në procedurë të rregullt.

    “Sot Njësitet policore të Drejtorisë së Kryeqytetit, kanë implementuar një plan operativ në tregun e automjeteve, ku kanë sekuestruar sasi të konsiderueshme të armëve të ftohta. Në stacion policor në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar katër persona të dyshuar për veprën importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi,shitja e pa autorizuar armeve dhe materialeve plasëse. Personat e dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit pas intervistimit  janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!