Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) sot shënon 35-vjetorin e themelimit të saj.
Me rastin e 35 vjetorit të themelimit të LDK-së, kryetari, Lumir Abdixhiku me struktura të partisë, sot në orën 10:30 bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova, ndërsa nga ora 18:00, organizohet manifestimi solemn, në nder të kësaj dite.
LDK-ja ka lëshuar njoftim për aktivitetet e Abdixhikut.
“Me rastin e 35 vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryetari, dr. Lumir Abdixhiku me struktura të partisë, në orën 10:30 bëjnë homazhe te varri i Presidentit Historik, Ibrahim Rugova, ndërsa nga ora 18:00, në Klan Arena organizohet manifestimi solemn, në nder të kësaj feste”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se Abdixhiku është kandidat i LDK-së për kryeministër në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.