×
  • Lajme
  • Lajme / Në ora 13:30

    KQZ mblidhet sot, pritet të certifikojë 17 subjekte politike me 674 kandidatë për deputetë

    Reporteri
    23 Dhjetor 2024 | 8:25

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot nga ora 13:30, ku pritet të certifikohen 17 subjekte politike me 674 kandidatë për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi.

    “Mund t’iu konfirmoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vazhdojë me certfikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025. Në mbledhjen e sotme të KQZ-së (e hënë, 23 dhjetor 2024, ora 13:30) në rend dite është certifikimi i 17 subjekteve politike me 674 kandidatë.”

    Javën e kaluar KQZ ka certifikuar 11 subjekte politike me gjithsej 606 kandidatë për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.

    “Gjatë periudhës së aplikimit të subjekteve politike (1 shtator – 11 dhjetor 2024), 28 subjekte politike me gjithsej 1,280 kandidatë kanë dorëzuar kërkesën për certifikim për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Elezi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!