Një nënë shqiptare me tre fëmijët e saj të vegjël është detyruar të qëndrojë në zonën transite të Aeroportit të Dyseldorfit, Gjermani.
Përkundër faktit se ajo ka pasur pasaporta të vlefshme për veten dhe fëmijët, ajo nuk është lejuar të dilte jashtë zonës transite, shkruan diewelt.de.
Kjo ka ndodhur pasi që ajo nuk kishte të holla të mjaftueshme dhe sigurimi shëndetësor i ishte mbaruar, sqaron Policia Federale e Gjermanisë, transmeton albinfo.ch.
Gruaja nga Shqipëria kishte dashur që së bashku me fëmijët e saj të vizitonte bashkëshortin i cili jeton në zonën e gjerë të Dyseldorfit, me statusin e kufizuar në kohë (“duldung”) të azilit, ka deklaruar një zëdhënëse e policisë.
Sidoqoftë, gruaja me fëmijët e saj janë strehuar në zonën e përmendur dhe janë furnizuar nga punonjësit me ushqime dhe pije nga një kafene në afërsi, njoftojnë punonjësit e aeroportit.
Policia njofton se në fund gruaja me tre fëmijët ka udhëtuar me aeroplan drejt Tiranës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.