×
  • Lajme
  • Lajme

    Kabashi i Vitisë qe 24 orë pa rrymë, probleme me energji elektrike edhe në fshatrat përrreth

    Reporteri
    23 Dhjetor 2024 | 9:36

    Banorë të disa fshatrave të Vitisë po ankohen që kohën e fundit reduktimet me rrymë po janë të gjata dhe të shpeshta për ta.

    Me këto reduktime po përballen banorët e fshatrave Kabash, Beguncë e disa fshatra të tjera nga kjo komunë.

    Siç mëson Gazeta Online Reporteri.net, problem më të madh me energjinë elektrike po kanë banorët e fshatit Kabash.

    Banorët e kësaj zone po përballen me reduktime të gjata, ku ata kanë 24 orë pa rrymë fare.

    Lidhur me këto probleme, Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti për Gazetën Online Reporteri.net ka thënë se ajo çfarë po ndodh është e papranueshme në këto ditë dimri.

    Ai ka kërkuar nga KEDS-i që të marrin të gjitha masat e nevojshme për stabilitet me energji elektrike për qytetarët, ndërsa theksoi se kërkon angazhim të shpejtë nga ana e tyre për furnizimin me rrymë.

    “Është e pa pranueshme furnizimi jo i rregullt me energji elektrike në komunën e Vitisë, gjatë këtyre ditëve të fundit gjatë stinës së dimrit, konkretisht në qytet dhe disa fshatra, sidomos në këtë mot të ftohtë kur dihet se një pjesë e madhe e qytetarëve shfrytëzojnë energjinë elektrike për ngrohje”.

    “”ërkoj nga kompania KEDS që sa më parë të bënë intervenimet e nevojshme që të kthehet furnizimi normal me energji elektrike për qytetarët vitias dhe klientët e tyre besnik. KEDS duhet të ndërmarrë paraprakisht të gjitha masat e nevojshme që qytetarët tanë të kenë furnizim stabil me energji elektrike, në veçanti në stinën e dimrit. Duke pasur parasysh bashkëpunimin tonë të mirë me KEDS-in, kërkoj mirëkuptimin dhe angazhimin e tyre të shpejt në kthimin e furnizimit dhe sigurimin stabil me energji elektrike për qytetarët tanë”, tha Haliti për Reporteri.net.

    Për problemet me energjinë elektrike, Gazeta Online Reporteri.net ka kontaktuar edhe KEDS-in, por të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!