×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy raste të dhunës në familje në 24 orëshin e fundit në Kosovë

    Reporteri
    23 Dhjetor 2024 | 9:20

    Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orëshin e fundit në Policinë e Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Një në Prishtinë, dhe një në Gjakovë, e lidhur me to, një person është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetra është liruar në procedurë të rregullt.

    Njoftimi i policisë:

    DHUNË NË FAMILJE

    Prishtinë / 22.12.2024 – 07:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Gjakovë / 22.12.2024 – 10:50. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka fyer dhe sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim te prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!