×
  • Lajme
  • Lajme / Mediat ndërkombëtare

    Moscertifikimi i Listës Serbe, Asociated Press: Mund të përkeqësojë më tej marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë

    Reporteri
    23 Dhjetor 2024 | 19:53
    Fotografi ilustruese nga arkivi.

    Vendimi për të mos certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, duke përfshirë prestigjiozen Associated Press. Në artikullin e mediumit thuhet ndër tjera se vendimi “mund të përkeqësojë më tej marrëdhëniet tashmë të tensionuara midis Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht përpjekjeve ndërkombëtare për t’i normalizuar ato.”

    Vendimi, i kundërshtuar nga dy anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, ka nxitur gjithashtu reagime nga Ambasada e ShBA-së në Kosovë.

    Në një deklaratë të dhënë për Reporteri.net, Ambasada e ShBA-së shprehu shqetësimin e saj të thellë për veprimet e disa anëtarëve të KQZ-së, duke theksuar rëndësinë e respektimit të standardeve dhe procedurave ligjore.

    “Jemi thellësisht të shqetësuar me veprimet e disa anëtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) për të mos certifikuar kandidatët e Listës Srpska. Veprimet e KQZ-së rreptësisht duhet të kufizohen në zbatimin e standaredeve dhe procedurave ligjore dhe çdo vendim për moskualifikimin e kandidatëve duhet të bazohet vetëm në zbatim të barabartë të ligjit. Procesi zgjedhor duhet të jetë transparent, i besueshëm dhe pa ndërhyrje politik”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së.

    SHBA thellësisht e shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Veprimi i KQZ-së dëmton zgjedhjet e lira

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!