×
  • Lajme
  • Lajme / Dokument

    Presidenca shpenzoi 705 euro për blerjen e 15 çadrave, një i kushtoi 47 euro

    Reporteri
    23 Dhjetor 2024 | 20:34

    705 euro do t’i kushtojë Presidencës së Kosovës blerja e 15 ombrellave. Me një përrlogaritje të thjeshtë, i bie se 47 euro do të kushtojë vetëm një ombrellë, shkruan Reporteri.net.

    Kontrata për blerjen e tyre është nënshkruar më 19 dhjetor, derisa nuk specifikohet kur duhet të kryehet furnizimi me to. Në njoftim vetëm thuhet se do të shfrytëzohen për nevoja të Presidencës.

    Tek dosja theksohet se ato duhet të jenë kualitative me dimensione 120 centimetra, ngjyrë të zezë, me dorëza plastike dhe hapje automatike.

    Me këtë kontratë është shpërblyer kompania “RIALKO-R”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!